Rooney refuzon ofertën e Manchester United

Wayne Rooney i ka habitur të gjithë me vendimin e tij. Ish-sulmuesit të Manchester United, iu ofrua një pozicion në stafin e ri të Ten Hag, i cili do të drejtojë nga sezoni i ardhshëm ekipin e “Djajëve”.

Rooney e ka refuzuar këtë ofertë të bërë nga klubi dhe kjo i ka habitur paksa fansat dhe drejtuesit pasi Rooney ka qënë shumë i lidhur ndër vite me këtë klub.

Sipas “The Atheltic”, Rooney e ka refuzuar ofertën pasi ka deklaruar se ekipin e Derby do ta lërë vetëm nëse behët trajner në ndonjë ekip tjetër, pra jo pjesë e stafit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.04.2022 11:33