ADN-ja në Hagë identifikon Idriz Rrecajn pas 27 vjetësh, mbetjet u gjetën në varrezat masive në Zubin Potok

Pas 27 vjetësh, analizat e ADN-së kanë vërtetuar se Idriz Rrecaj nga Llausha e Skënderajt është njëri nga tre personat e identifikuar mes mbetjeve mortore të zbuluara në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, në veri të vendit.

Lajmin për njoftimin zyrtar nga institucionet e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook djali i tij, Shpëtim Rraci.

Të lidhura

None found

Ai shkroi se, pas 27 vitesh të mbushura me pritje, dhimbje dhe pasiguri, familja është njoftuar nga institucionet se laboratori i ADN-së në Hagë ka konfirmuar zyrtarisht identitetin e prindit të tij, Idriz Rrecaj.

Shpëtim Rraci shprehu mirënjohje të thellë ndaj të gjitha institucioneve shtetërore dhe secilit person që, përgjatë viteve, ka punuar për të ndriçuar fatin e Idriz Rrecajt dhe të personave të zhdukur.

Idriz Rrecaj ishte njëri prej 23 burrave të zhdukur në prill të vitit 1999.

Postimi i plotë:

Pas 27 vjetësh pritjeje, dhimbjeje dhe pasigurie, institucionet tona na njoftuan se laboratori i ADN-së në Hagë ka konfirmuar zyrtarisht identifikimin e prindit tim, Idriz Rrecaj.

Tashmë ka marrë fund pyetja se ku ndodhet Idriz Rrecaj. Pas 27 vitesh, më në fund e kemi përgjigjen që kemi pritur për një kohë kaq të gjatë.

Shpreh mirënjohje të thellë për të gjitha institucionet e shtetit dhe për çdo njeri që ka punuar ndër vite për zbardhjen e fatit të tij dhe të personave të zhdukur.

GJAKU NUK HUMB KURRË!


Shtuar 20.09.2026 12:26

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegel