Ronaldo do të largohet nga Juventusi, këto janë dy klubet në garë për portugezin

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo do largohet në verë dhe mund ta kompletojë transferimin te PSG-ja ose të rikthehet te Sporting Lisbon.

Sipas Todo Fichajes, mundësia e rikthimit te ish klubet Manchester United dhe Real Madrid nuk mund të bëhen më reale.

Ronaldo këto tri sezonet e fundit i kaloi te Juventus duke shënuar 101 gola në vetëm 132 ndeshje, duke dëshmuar se është një ndër lojtarët më të mirë në botë, pavarësisht që është 36-vjeçar.

Portugezi shihet si transferim i mirë për PSG-në, por atje mund të arrijë vetëm nëse dështon transferimi i Lionel Messit.

Mediumi i madh spanjoll raporton gjithashtu se edhe klubi i parë i Ronaldos, Sporting Lisbon shihet si lëvizje ‘romantike’.

Ndërkohë, vendimi përfundimtar do t’i takojë Ronaldos, që është duke pritur të sheh nëse Juventus do sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.


Shtuar 19.05.2021 16:15