Roma kërkon përforcime, synohet mesfushori i Real Madrid

Mourinho dhe Roma kanë “ngecur” në kampionat mbrëmjen e djeshme ndaj Milanit.  Kryeqytetasit u mposhtën me rezultatin 0-2 me golat e Ibrahimoviç dhe Keissie.

Tekniku portugez është duke nisur të “piketojë” lojtar të ndryshëm për të cilët ai mendon se do të ndihmonin në fushën e lojës.

Bëhet fjalë për Dani Ceballos, mesfushorin 25-vjeçar të Real Madrid.  Spanjolli nuk ka hapsira në formacionin titullar të Ancelottit kështu që kjo gjë e bën largimin e tij dhe më konkret.

Për Ceballos janë të interesuar dhe Betis me Sevilla-n , të cilët kanë kohë që e vëzhgojnë lojtarin.

Mourinho i ka bërë të ditur klubit se e do spanjollin që në merkaton e janarit./H.LL/albeu.com


Shtuar 1.11.2021 09:58