Rodrygo avancon drejt rikthimit te Real Madridi pas mbi gjashtë muajsh jashtë fushave

Rodrygo Goes ka hyrë në një fazë të re të rikuperimit nga dëmtimi i rëndë në gju, pasi ka nisur ushtrimet me top në qendrën stërvitore të Real Madridit, në Valdebebas.

Të lidhura

None found

Siç raporton “MARCA”, sulmuesi brazilian e preku topin të hënën, gjatë një seance individuale. Ky zhvillim shënon një përparim të rëndësishëm për 25-vjeçarin, i cili ka qëndruar jashtë fushave për më shumë se gjashtë muaj.

Dëmtimi ndodhi më 2 mars, gjatë ndeshjes së Real Madridit kundër Getafes. Rodrygo pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL), si dhe dëmtim të meniskut lateral në gjurin e djathtë.

Braziliani iu nënshtrua operacionit tetë ditë pas dëmtimit. Në atë kohë, parashikimi ishte që rehabilitimi të zgjaste afërsisht tetë deri në nëntë muaj.

Në fillim të këtij muaji, Rodrygo rifilloi vrapimet individuale. Tani, me nisjen e punës me topin, ai po i afrohet fazave përmbyllëse të rehabilitimit.

Klubi madrilen, megjithatë, po e menaxhon me kujdes rikthimin e tij dhe nuk synon ta nxitojë procesin. Rodrygo pritet të kthehet në periudhën dhjetor-janar, por përpara se të luajë në një ndeshje zyrtare duhet të rifitojë plotësisht formën fizike dhe ritmin e lojës.

Edhe dy lojtarë të tjerë të Real Madridit janë në rrugën e rikthimit: Eder Militao ka nisur vrapimet me pjesën tjetër të ekipit, ndërsa Ferland Mendy ka kaluar në fazën e ushtrimeve me top.

Kur të jenë rikuperuar plotësisht, të tre pritet të jenë përforcime të rëndësishme për skuadrën e Jose Mourinhos.


Shtuar më 28.09.2026 18:51

sultanbeyli escortCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet