Real Madrid po synon transferimin e Mbappe në ditët e fundit të merkatos së verës, pra në javën e fundit të gushtit, raporton “L’Equipe”.
Francezi ka kontratë me PSG deri më 30 qershor të vitit 2022 dhe ende nuk ka vendosur të rinovojë.
Të lidhura
None found
Në anën tjetër drejtuesit e “Parisienëve”, nuk dëshirojnë ta shesin, por nëse futbollisti nuk vazhdon kontratën atëherë vitin e ardhshëm mund të largohet si futbollist i lirë.
Gjithçka mbetet e hapur, dhe e ardhmja e 22-vjeçarit duket që nuk do të përcaktohet deri në përfundimin e afatit kalimtar të verës. /albeu.com/
