Real Madridi në ankth, Alaba la fushën i dëmtuar me Austrinë

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, David Alaba la fushën i dëmtuar në përballjen mes Austrisë dhe Francës.

Austriaku ishte titullar në ndeshjen e Ligës së Kombeve, ndërsa kërkoi zëvendësim në minutën e 70, pas një shqetësimi muskulor.

Për të mos rrezikuar, mbrojtësi u largua nga fusha dhe pritet që testet të nxjerrin në pah një dëmtim të lehtë, por asnjëherë nuk i dihet./albeu.com

 


Shtuar 23.09.2022 08:16