Real Madrid-Barcelona/ Ançeloti largon presionin nga Mbape: Nuk kemi ngut, e presim!

Trajneri i Realit të Madridit ka vlerësuar Barcelonën e Flik, por ka insistuar se Reali duhet që të përmirësojë armët e veta dhe të mos shikojë shumë nga rivalët.

Mbi Barçën e Flik – “Ata e kanë të qartë se si duhet që të luajnë. Janë një ekip i guximshëm dhe mendoj se e kanë përgatitur mirë takimin. Sa i përket favorites mendoj se Klasiken nuk kanë një të tillë. Flik ka kthyer Barcelonën në një ekip më të drejtëpërdrejtë. Edhe Çavi ka bërë shumë punë të mirë, por me Flik ekipi i Barcelonës ka ndryshuar në mënyrën se si interpreton lojën”.

Në pritje të Mbape – “Jemi të lumtur me Mbape pasi ka shënuar disa gola.Ai mori pjesë në dy golat e parë të shënuar përballë Dortmundit. Ne jëmi të kënaqur me punën e tij edhe pse jam i bindur se është i aftë për të bërë edhe më shumë sepse ka cilësitë për të bërë diçka të tillë. Por nuk kemi asgjë me ngut”.

Plani anti-Jamal – “E pëlqej shumë mënyrën se si luan. Me kundërshtarin duhet që të bësh llogaritë, por them se më rëndësi ka që të fokusohesh në strategjinë tënde. Jamal ka bërë një sezon mjaft të mirë deri më tani”.

Vinicius lider – “Nuk mund të them dot nëse Viniciusi është i vetmi lider pasi Reali ka disa të tillë. Valverde, Modriç apo dhe ndonjë i ri i ardhur tani mund të jetë lider. Jemi me fat që i kemi”.


Shtuar 25.10.2024 15:59