Dëmtimi i Chiesa ishte shumë i rëndë.
Ekzaminimet treguan se sulmuesi italian do të mungojë minimalisht 6 muaj. Ai do t’i nënshtrohet gjithashtu një operacioni në gju.
Pas këtij lajmi, klubi i Inter-it ka reaguar në Twitter në lidhje me këtë gjë duke përkrahur talentin e Juventus-it.
“Paç fat Federico Chiesa, presim t’ju shohim së shpejti përsëri në fushë për sfida të tjera të mëdha”, kështu është shprehur Inter./ h.ll/albeu.com
In bocca al lupo @federicochiesa, ti aspettiamo presto in campo per altre grandi sfide! ?#FCIM https://t.co/WtGhYJavdI
— Inter ??? (@Inter) January 10, 2022