Kosova dhe Austria u ndanë në barazim 1-1 në “Fadil Vokrri”, në përballjen e raundit të katërt të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në minutën e 70-të vendasit kaluan në epërsi. Pas një kombinimi me Edon Zhegrovën, Fisnik Asllani e dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur portierin austriak.
Të lidhura
None found
Austria riktheu baraspeshën dhjetë minuta më vonë, kur Christoph Lang shënoi golin e barazimit. Kështu, të dyja skuadrat morën nga një pikë. Austria kryeson grupin me 8 pikë, tre më shumë se Kosova.
Goli i Asllanit (Kosovë 1-0 Austri)
Goli i Langut (Kosovë 1-1 Austri)
