Granit Xhaka i uron suksese Valon Berishës pas lamtumirës nga Kosova

Granit Xhaka ka reaguar pas vendimit të Valon Berishës për t’u pensionuar nga Kombëtarja e Kosovës, duke i përcjellë urimet e tij për të ardhmen.

Të lidhura

None found

Berisha u nderua në një ceremoni para ndeshjes kundër Austrisë. Gjatë momentit të përshëndetjes, ai nuk mundi t’i përmbante lotët teksa tifozët kosovarë e duartrokitën.

Ai ishte ndër futbollistët e parë që iu bashkuan Kosovës pas pranimit të saj në UEFA dhe FIFA. Berisha do të kujtohet gjithmonë edhe si autor i golit të parë në historinë e përfaqësueses, të shënuar me goditjen e famshme ndaj Finlandës.

Xhaka e shprehu mbështetjen e tij përmes një “InstaStory”, ku i uroi suksese ish-bashkëlojtarit të tij.

“Suksese vlla”, shkroi mesfushori i Sunderlandit.

Ndërkohë, Kosova barazoi me Austrinë në një takim ku përfaqësuesja jonë meritonte më shumë, por austriakët arritën të merrnin një pikë pas një goli të shënuar me fat.