“SHBA-ja në Shqipëri nuk është më e njëjta”, Çipa: Ndryshime të dukshme gjatë mandatit të dytë të Trump

Gjatë emisionit “Review”, të moderuar nga Greta Topjana në Euronews Albania, gazetari Aleksandër Çipa foli për ndryshimet që kanë prekur ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë pas nisjes së detyrës nga ambasadori i ri, Eric Wendt.

Çipa tha se në Shqipëri është konsoliduar prej kohësh një perceptim i lidhur me të ashtuquajturin “ambasadokracizëm”. Megjithatë, sipas tij, aktualisht po vërehet një riformatim i rëndësishëm, që lidhet si me mënyrën e profilizimit të ambasadorit, ashtu edhe me organizimin dhe prioritetet e ambasadës.

Të lidhura

None found

Sipas gazetarit, ndryshimet janë reflektuar në strukturën e ambasadës dhe në numrin e punonjësve të saj, veçanërisht pas zhvillimeve që shoqëruan administratën amerikane gjatë mandatit të dytë të Presidentit Trump.

“Në shoqërinë shqiptare është krijuar një perceptim negativ për mënyrën e marrëdhënieve me ambasadat. Kur flasim për ‘ambasadokracinë’, kemi parasysh mekanizmin e lobimit, ndikimit, komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit përmes stafit të ambasadës amerikane apo të ambasadave të tjera.

Rëndësia e ambasadës amerikane lidhet me peshën e saj strategjike në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi. Roli i saj nuk kufizohet vetëm te Tirana, pasi një komunikim i tillë shtrihet edhe në Prishtinë dhe në Shkup. Për këtë arsye, bëhet fjalë për një rol që është pranuar si specifik.

Sot duket se ndodhemi përballë një qasjeje tjetër. Ambasadori po përqendrohet te interesi dhe kontributi institucional, pa u angazhuar në atë pjesë që lidhej me modelin e mëparshëm. Edhe në aspektin numerik, ambasada nuk është më siç ka qenë para mandatit të dytë të presidentit Trump. Ajo ka ndryshuar në strukturë, në numrin e nëpunësve dhe, në njëfarë mënyre, edhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore”, u shpreh Çipa.


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobethttps://www.proyectogoodgame.comesbetjojobetcasinoroyalholiganbetholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişMadridbet girişMadridbetbahsegelMadridbetMarsbahis Girişholiganbetsekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegelmarsbahismarsbahis girişmarsbahis