PSG fiton ndaj Lens dhe kap kreun, Neymar në ditën e tij më të mirë (VIDEO)

Paris Saint Germain ka arritur të mposht skuadrën e Lens në kuadër të xhiros së 35-të të Ligue 1.

 

Braziliani Neymar ishte në formë në këtë takim që nga minuta e parë.

Neymar shënoi golin e parë në min 33’ për ti dhënë avantazhin parisienëve.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e PSG-së.

Në pjesën e dytë, Neymar ishte sërish i involvuar në golin e dytë, por jo si shënues, por si asistues.

Ai asistoi për Marquinhos i cili shënoi gol në min 59’.

Lens arritën të kundërpërgjigjen në min 61’ përmes Ganago.

Rezultati përfundimtar, PSG 2-1 Lens. Tani parisienët qëndrojnë në vendin e parë me 75 pikë, dy më shumë se Lille të cilët kanë një ndeshje më pak.


Shtuar 1.05.2021 19:10

Tags: , ,