Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Së shpejti, Vllaznia pritet të pajiset me një kompleks sportiv bashkëkohor, i njohur si “Vllaznia Elite Campus”. Ky projekt i ri do të realizohet nën drejtimin e presidentit Alban Xhaferi, ndërsa investimi është planifikuar të ndahet në dy etapa.

Faza e parë do të fokusohet në ndërtimin e 4 fushave të futbollit, prej të cilave tri me bar natyral dhe një me sipërfaqe sintetike, që do të vijë falë bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit. Ndërsa në fazën e dytë, parashikohet një stadium modern me kapacitet rreth 3 mijë vendesh, ambiente sportive multifunksionale, kompleks hotelier, qendër rikuperimi dhe përgatitjeje, SPA, pishinë dhe infrastrukturë e nevojshme për organizimin e grumbullimeve sportive ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Investimi i madh pritet të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 70 mijë metrash katrorë, e vendosur në zonën e Omarajt në Malësinë e Madhe, vetëm 10 minuta larg qytetit të Shkodrës.

Ky projekt ambicioz i presidentit Alban Xhaferi i siguron Vllaznisë një tjetër hapësirë zhvillimi, përveç punës që po bëhet me ekipin e parë, akademinë e klubit dhe skuadrën e femrave. Sipas Xhaferit, ky projekt u jep mundësi brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë në të ardhmen që të rriten me ngjyrat tradicionale kuqeblu të Vllaznisë.


Shtuar më 1.11.2026 10:39