Projekti “Eksperti” i Telegrafit përmbyllet me ceremoni madhështore, nderohen fituesit e çmimeve pas Botërorit 2026

Një ceremoni festive shënoi fundin e projektit gjashtëjavor “Eksperti”, lojës shpërblyese të Telegrafit që përcolli Kampionatin Botëror 2026 dhe mbërtheu mijëra tifozë nga Kosova e trevat e tjera shqiptare.

Të lidhura

None found

Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues të gazetës, sponsoret e projektit Heineken e Exfis, si dhe të ftuar të tjerë, në një mbrëmje ku u bë bilanci i gjithë periudhës së kampionatit dhe u shpërndanë shpërblimet kryesore të garës “Eksperti”.

Sfida interaktive u shndërrua në një përvojë unike për adhuruesit e sportit, të cilëve iu dha mundësia të provonin fatin duke parashikuar përfundimin e secilës prej 104 përballjeve të turneut botëror. Mbi 7,500 përdorues aktivë u angazhuan fuqishëm, duke gjeneruar më tepër se 700 mijë parashikime gjatë gjithë garës.

Përveç 18 triumfuesve të përjavshëm që u shpërblyen gjatë turneut, në mbrëmjen finale u zbuluan edhe tre emrat që morën shpërblimet më të mëdha. Fituesi i vendit të parë, përdoruesi ‘Lirimismajl11’, u pajis me një iPhone 17 Pro Max. Në pozitën e dytë u rendit ‘Armendlimani’, i cili fitoi një trotinet elektrik të markës Segway, ndërsa çmimi i tretë, një PlayStation 5, i shkoi përdoruesit ‘Ardian94’.

Gjatë eventit, u vu në pah angazhimi i jashtëzakonshëm i Redaksisë së Sportit, e cila për herë të parë operoi me tre turne pune për të siguruar një pasqyrim të vazhdueshëm e të plotë të ngjarjes më të rëndësishme futbollistike. Në kuadër të këtij mbulimi u transmetuan në kohë reale të gjitha 104 ndeshjet, u publikuan mbi 2,100 artikuj dhe u realizuan më shumë se 100 video të shkurtra me analiza, rrëfime dhe momentet kulmore të kampionatit.

Po ashtu, u prodhuan pesë podkaste të posaçme dhe për 40 ditë rresht, Kampionati Botëror dominoi faqen kryesore të Telegrafit gjatë orëve të mbrëmjes. Sipas të dhënave të prezantuara, përmbajtjet e lidhura me Botërorin kapën shifrën e mbi 3.6 milionë klikimeve, një tregues i qartë i interesit të jashtëzakonshëm të audiencës.

Rezultatet në platformat sociale ishin po aq mbresëlënëse. Në Instagram, 158 postime fotografike grumbulluan 3.9 milionë shikime, kurse në Facebook, 156 postime të ngjashme arritën në 5.6 milionë shikime.

Në mbyllje të aktivitetit, u dha një falënderim i veçantë për partnerët Heineken dhe Exfis, përkrahja e të cilëve bëri të mundur realizimin e lojës shpërblyese “Eksperti” dhe gjithë projektin shoqërues. Me këtë rast, Telegrafi përmbylli me sukses një prej nismave më të gjera interaktive gjatë Botërorit 2026, duke dëshmuar edhe njëherë përkushtimin për të ofruar jo vetëm raportim cilësor, por edhe përvoja që sjellin emocionin e futbollit më afër publikut.


Shtuar 23.07.2026 15:09

Tags:
matbetmatbetJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet