Prishtina nis sezonin me fitore ndaj Ballkanit, Albin Krasniqi shënon dy herë

Prishtina e ka filluar sezonin e ri të Superligës së Kosovës me një sukses bindës në shtëpi, pasi mposhti Ballkanin me rezultatin 4-2.

Të lidhura

None found

Vendasit kaluan në avantazh pas vetëm 10 minutash lojë, kur Albin Krasniqi realizoi një gol të bukur. Sulmuesi i Prishtinës u shfaq sërish në minutën e 19-të, duke përfituar nga një aksion i shpejtë dhe duke e dërguar topin në rrjetë nga afërsia.

Ballkani reagoi pas dy golave të pësuar dhe, në minutën e 24-t, fitoi një penallti. Valentin Serebe u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe riktheu skuadrën e tij në lojë.

Megjithatë, Prishtina e mbylli pjesën e parë me epërsi të dyfishtë. Assane Diatta shënoi në minutën e 45+1’ për ta çuar rezultatin në 3-1.

Mysafirët e nisën më mirë fraksionin e dytë dhe në minutën e 50-të ngushtuan diferencën përmes Engjëll Ajazajt.

Detyra e Ballkanit u komplikua më tej pasi Ivica Batarelo u ndëshkua me karton të kuq. Pas një devijimi nga gjuajtja e lirë, Kastriot Selmani shënoi në minutën e 64-t për të vendosur rezultatin përfundimtar 4-2.

Me këtë fitore, Prishtina e nis kampionatin me tre pikë, ndërsa Ballkani duhet të reagojë sa më shpejt pas humbjes.


Shtuar më 16.08.2026 20:58

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet