Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri

Në gjithë territorin e Shqipërisë, deri në orën 20:00 të datës 16 gusht, janë evidentuar 27 vatra zjarri. Prej tyre, 8 janë ende aktive, ndërsa 4 të tjera po mbahen nën monitorim.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 487 forca operacionale dhe 30 mjete zjarrfikëse. Operacionet po mbështeten gjithashtu nga 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Të lidhura

None found

Vatrat kryesore që vijojnë të jenë aktive ndodhen në Dajt, Gurë-Lurë, Qafë Helmes, Bruç, Lufaj, Fushë-Lajë dhe Rrjoll.

Në zonën e Dajtit, ndërhyrja po kryhet nga 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të ndihmuar nga 2 helikopterë. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, për momentin, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Gurë-Lurë po veprojnë forcat bashkiake, MZSH, policia, ADZM, vullnetarë dhe 50 efektivë të FA. Ata mbështeten nga 2 avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve në terren ka ndalur avancimin e flakëve në drejtim të banesave, ndërsa nuk raportohet kërcënim për zonat e banuara.

Në Lufaj të Mirditës, forcat në terren vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e një helikopteri të FA. Në të njëjtën kohë, vatra në Tharri është vendosur nën kontroll.

Zjarri në Zhejë të Kurbinit është shuar tërësisht, pas angazhimit të MZSH-së, forcave bashkiake, policisë dhe një helikopteri të Forcave të Armatosura.

Situata në Fushë-Lajë të Pukës mbetet aktive, por flakët kanë intensitet të ulët dhe nuk paraqesin rrezik për banesat. Në Rrjoll, monitorimi vijon nga afër, përfshirë edhe përdorimin e dronëve.


Shtuar 16.08.2026 20:58

betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetJojobet Girişacasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibom