Kylian Mbappe e pranon humbjen me sportivitet. Sulmuesi i PSG-së është shok skuadre në kombëtare dhe ka një marrëdhënie të mirë për Aurelien Tchoumeni.
Ai bëri pjesën e tij që mesfushori t’i bashkohej PSG-së, por lojtari më i ri i Real Madridit e kishte të qartë në kokë se ku do të shkonte.
Pasi gjithçka përfundoi, Kylian ka qenë i parë që e ka përgëzuar bashkëkombasin e tij në rrjetet sociale.
“Mezi pres t’i bashkohem skuadrës për të vazhduar të shkruaj që historinë…”, shkruan Tchouameni në rrjetet e tij sociale së bashku me një foto të tij me Florentino Perez duke pozuar me fanellën e tij të re.
Fabregas i përgjigjet këtij komenti , por edhe Mbappe me disa emoji me duartrokitje. Në konferencën e tij për shtyp në Valdebebas , ish-lojtari i Monacos pranoi se ishte në kontakt me PSG-në dhe se Mbappe i kishte thënë për këtë opsion, por gjithashtu e bëri të qartë se shoku i skuadrës e respektoi vendimin e tij .
“Kylian e kuptoi vendimin tim” , u shpreh mesfushori gjatë konferencës./albeu.com