Presidenti i Torontos: Insigne u transferua falë website-it “Transfermarkt”

Website “Transfermarkt” tani është bërë një mjet themelor për profesionistët e futbollit. Kjo faqe lejon shikuesit të kërkojnë lojtarë apo ekipe të ndryshme dhe të informohen për të gjitha detajet e mundshme.

“Transfermarkt” është aq i dobishëm saqë ishte edhe origjina e transferimit të Lorenzo Insigne në Toronto. Bill Manning, presidenti i klubit e konfirmoi drejtpërdrejt këtë gjë.

“ Verën e kaluar shkova në faqen e “Transfermarkt” për të parë se cilët lojtarë të kombëtares italiane që kishin fituar turneun evropian do të përfundonin kontratën e tyre me klubet përkatëse.

Lorenzo Insigne ishte njëri prej tyre dhe unë isha i mahnitur nga performanca e tij në këtë turne. Vendosa që ai do të ishte transferimi im i parë në merkaton e dimrit”, është shprehur presidenti i Toronto./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.01.2022 12:30