Prapaskena e “Gazzetta dello Sport”/ Inzagi ka biseduar personalisht me Asllanin dhe Taremin

Vigjilja e ndeshjes Inter-Empoli është shfrytëzuar nga trajneri i Interit për të punuar me disa lojtarë jo vetëm në aspektin taktik.

Sipas të përditshmes prestigjoze “la Gazzetta dello Sport” është mësuar se Simone Inzagi këto dy ditë ka biseduar gjatë me Mehdi Taremin dhe Kristjan Asllanin.

Trajneri zikaltër është i vetëdijshëm se i duhet i gjithë grupi për të mbyllur sezonin me sukses dhe për këtë motiv ka biseduar me dy lojtarët duke i këshilluar dhe duke i siguruar se janë mjaft të rëndësishëm për projektin e klubit milanez.

Sipas gazetës sportive italiane Inzagi ka biseduar me Asllanin dhe i ka thënë se duhet ta largojë mendjen nga vërshëllimat që ka dëgjuar në ndeshjen e fundit dhe se për Interi ai është shumë i rëndësishëm.


Shtuar 19.01.2025 18:00

Tags: ,