Një Portugali e frikshme u shfaq ndaj Zvicrës duke e shkaterruar 6-1
Luzitanët kanë siguruar çerfekfinalen, dhe tani do të përballen me Marokun.
Ka qënë një ndeshje e lehtë për të besuarit e Ferando Santos të cilët zhbllokuan sfidën me Ramos, ndërsa shënoi dhe Pepe duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dyfishtë.
E dyta nisi po si e para. Portugalia shënoi dhe dy gola të tjerë për 4 minuta sërish Ramaos dhe Guerrero. Zvicra reagoi dhe gjeti golin e vetëm me Akanji.
Por për Ramos ishte mbrëmja e tij duke realizuar hat-trick. Sulmuesi i Benficës realizoi golin e 5, ndërsa i 6 u realizua nga Leao.
Vlen të theksohet se Ronaldo e nisi sfidën nga stoli duke hyrë në fushë vetëm në minutën e 73. /G.D albeu.com/
67′ 5 – 1 Gonçalo Ramos
58′ 4 – 1 Manuel Akanji
4 – 0 Raphael Guerreiro
51′ 3 – 0 Gonçalo Ramos
33′ 2 – 0 Pepe
17′ 1 – 0 Gonçalo Ramos