Fshati Madhesh, në luginën e Shkopetit, vijon të përballet me mungesën e energjisë elektrike prej afro 20 vitesh. Furnizimi është i pjesshëm, pasi kabina elektrike nuk funksionon dhe një pjesë e konsiderueshme e banorëve mbetet pa energji.
Kryetari i fshatit, Zef Gjeçi, shpjegon se shërbim të rregullt marrin vetëm abonentët që banojnë pranë rrugës kombëtare. Banorët që ndodhen në anën tjetër të liqenit, sipas tij, jetojnë në errësirë.
Të lidhura
None found
Problemi shoqërohet edhe me rrezik për sigurinë e qytetarëve, pasi transformatori shpërndarës është vendosur në ambient të hapur dhe jo brenda një kabine të mbrojtur.
Gjeçi i kërkon OSHEE-së, të ndërhyjë për rikthimin e furnizimit në të gjithë fshatin dhe për izolimin e transformatorit.
Banorët shprehen se zgjidhja e situatës së energjisë do t’i jepte zonës mundësi të reja zhvillimi, veçanërisht në fushën e turizmit.
