Senegali fitoi për herë të parë në historinë e kombëtares trofeun prestigjioz të Kupës së Afrikës, pasi mposhti në finale Egjiptin, pas gjuajtjes së penalltive.
Padiskutim njeriu i ndeshjes është portieri i Egjiptit, Gabaski, i cili falë pritjeve që bëri gjatë ndeshjes u kthye në protagonistin kryesorë të kombëtares së tij. Fatkeqësisht gardiani egjiptian nuk mundi të dilte fitimtarë përballë futbollistëve të Senegalit që u treguan të saktë nga pika e bardh e penalltive.
Gjatë 120 minutave portieri Gabaski bëri plot 8 pritje vendimtare, duke mbajtur portën e paprekur, ndërsa në minutën e 7-të arriti të neutralizonte edhe gjuajtjen e Mane 11-metra larg tij.
Por videoja që po bën xhiron e rrjetit është momenti i gjuajtjes së penalltive nga skuadrat. Portieri i Egjiptit kishte vendosur të gjithë lojtarët e Senegalit që do gjuanin penalltinë, ngjitur në shishen e tij të ujit, ku para çdo penalltie shikonte pozicionin ku pritej të godisnin kundërshtarët e tij.
Egypt goalkeeper Gabaski forgot his bottle after the defeat. Info on Senegal’s penalty takers.
This should go straight to CAF Museum if they have. pic.twitter.com/e1LMbZPTUm
— Saddick Adams (@SaddickAdams) February 7, 2022
Një “kleçkë” kjo e cila për fatin e tij të keq nuk rezultoi fatsjellëse, sepse gardiani priti vetëm 1 penallti ndërsa futbollistët e Senegalit u treguan të “pamëshirshëm” përballë tij.
Gabaski e harroi shishen e tij në fushë pas përfundimit të sfidës dhe ajo tani është bërë virale në rrjetet sociale. Pas paraqitjes fantastike ai në fund të ndeshjes ndërroi edhe fanellat me Eduardo Mendy e Chelseat i cili e përgëzoi egjiptianin për ndeshjen e madhe që zhvilloi. /h.ll/albeu.com