Banorët e Divjakës zhvilluan të enjten në mbrëmje protestën e 42-të kundër projektit për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Lushnjën.
Megjithëse numri i pjesëmarrësve ishte i vogël, qytetarët vijojnë të kundërshtojnë reformën administrative territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, e cila parashikon bashkimin e Divjakës me Lushnjën.
Të lidhura
None found
Në mesin e folësve ishte edhe ish-drejtori i parkut Divjakë-Karavasta, Ardjan Koçi. Ai kishte dhënë dorëheqjen disa vite më parë, pas presioneve të lidhura me detyrën, pasi nuk kishte pranuar të zbatonte urdhrat e ministres për lejimin e ndërtimeve në parkun e Divjakës.
Koçi mbërriti posaçërisht nga Gjermania për t’iu bashkuar protestës, ku kritikoi me deklaratat e tij qeverinë dhe drejtuesit vendorë.
Protesta u përmbyll me marshimin e qytetarëve në rrugët e qytetit, duke shënuar kështu ditën e 42-të të qëndresës në Divjakë.
