Debat për pagat e magjistratëve, Manjani dhe Sulo përplasen për përgjegjësinë ligjore

Çështja e pagave të reja për gjyqtarët dhe prokurorët shkaktoi debat mes juristit Ylli Manjani dhe analistit Arjon Sulo në studion e “Now me Erla Mëhillin”. Sulo mbështeti të drejtën e magjistratëve për të përfituar pagat e reja, ndërsa Manjani këmbënguli se pagesat e gjyqtarëve përcaktohen vetëm përmes ligjit.

Sipas Manjanit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zbatohet drejtpërdrejt në praktikë pa u pasqyruar më parë në legjislacion. Ai theksoi se, në mungesë të ndryshimeve ligjore, Thesari nuk mund të kryejë ekzekutimin e pagave dhe se përgjegjësia për këtë situatë i takon Parlamentit.

Të lidhura

None found

Gjatë diskutimit, Sulo iu referua vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mënyrën e përllogaritjes së pagesave të prapambetura.

Sulo tha se, nëse ndryshimet ligjore nuk miratohen deri më 31.7.2026, pagesat e prapambetura do të llogariten sipas formulës që përdoret për funksionarin e administratës së lartë publike. Ai sqaroi se vendimi flet për detyrimet e prapambetura, por përbën edhe një precedent.

Manjani iu përgjigj duke kërkuar të sqarohej se kush do të kryente konkretisht llogaritjen e këtyre pagesave dhe ku përcaktohej kjo në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Për shkak të profesionit zgjodha të jap një shpjegim për publikun. Tani unë po të bëj një pyetje: Kush do ta bëjë atë llogaritjen? Ma gjej pak te vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai.

Sulo reagoi: “Po ma gjej ligjin që kanë dhënë ata pagat sot.”

Manjani argumentoi se pagat e gjyqtarëve janë përcaktuar me ligj dhe jo me vendime të KLGJ-së, KLP-së apo financieres së gjykatave. Ai shtoi se pagesat nuk mund të kryhen në bazë të vullnetit të një punonjësi të Thesarit, ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të shndërrohet në ligj që të mund të zbatohet. Në të kundërt, sipas tij, përgjegjësia për moszbatimin bie mbi Parlamentin e Shqipërisë.

Sulo e pyeti nëse moszbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese përbën vepër penale dhe deklaroi se personi që ka urdhëruar mosdhënien e pagave ka kryer shpërdorim.

Manjani kundërshtoi, duke thënë se për shpërdorim detyre përgjegjës është Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ministri, ndërsa Thesari, sipas tij, ka zbatuar ligjin e shtetit.


sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis