Pogba drejt lamtumirës me Man United, Juve shpreson

Tuttosport në stendat e gazetave sot bën një pasqyrë të së ardhmes së Paul Pogba, kontrata e të cilit me Manchester United skadon në verën e ardhshme.

Shanset që ai të qëndrojë janë shumë të pakta. Klubi britanik nuk po flet më për negociata dhe për momentin ka dy opsione jashtë vendit: Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.

Hipoteza e Juventusit:

Në një transferim të lirë në verë, kostoja e kontratës reth 12 deri në 14 milionë euro mund të jetë penguese. Sidoqoftë Juve nuk do të dëshironte të rriste shumën e pagave, kështu që do të nevojiteshin shitje të mëdha për të përballuar francezin. Dy që pritet të shiten janë Arthur Melo dhe Aaron Ramsey. /albeu.com/


Shtuar 28.12.2021 19:55