Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka konfirmuar dëmtimin e sulmuesit argjentinas, Leo Messi.
Messi nuk u stërvit ditën e sotme me ekipin, ndërsa trajneri ka konfirmuar se ka pësuar një dëmtim muskular.
Pochettino gjithashtu ka shtuar se nuk është i sigurtë nëse do të jetë gati për ndeshjen e ditës së nesërme përballe Lille.
“Për Messin, ai u stërvit mirë pas ndeshjes ndaj Marseille. Sot, kishte dhimbje në muskuj.
Ai bëri stërvitje individuale sot. Ne do shohim nëse do mundet të luajë nesër”, deklaroi ai./albeu.com