A rrezikojnë shqiptarët dëbimin nga Gjermania? Deputeti i AfD-së, Tobias Teich, sqaron qëndrimin

Deputeti i AfD-së, Tobias Teich, ishte i ftuar këtë të diel në emisionin “Review”, të moderuar nga Greta Topjana, ku foli për politikat e partisë së tij pas fitores në Gjermani. Gjatë intervistës, ai u pyet për qëndrimin e AfD-së ndaj emigracionit dhe nëse shqiptarët mund të preken nga këto politika.

Teich deklaroi se numri më i madh i emigrantëve nuk vjen nga Shqipëria, por kryesisht nga Siria dhe vendet afrikane, të cilat i cilësoi si zonat më problematike për sa i përket flukseve migratore.

Të lidhura

None found

Ai tha se Gjermania ka shpenzuar 12 miliardë euro gjatë vitit 2024 për çështjet që lidhen me azilkërkuesit. Sipas tij, njerëzit që vijnë nga vende të tjera, integrohen, pranojnë kulturën dhe sistemin gjerman, janë të mirëpritur dhe nuk përbëjnë problem.

Deputeti i AfD-së theksoi se kjo çështje nuk lidhet vetëm me shqiptarët, duke kujtuar se gjatë viteve 90 Gjermania priti një numër të madh refugjatësh nga Kosova. Teich tha se ka lindur në vitin 84 dhe se i përket një brezi që pa ardhjen e shumë njerëzve të larguar nga konfliktet, të cilët kërkonin siguri.

Ai shtoi se gjatë asaj periudhe pati kontakte me shumë kosovarë dhe se prej të rinjve mësoi për historinë e Kosovës. Më vonë, sipas tij, njohu edhe Shqipërinë dhe mori më shumë informacion për vendin.

Teich u shpreh pozitivisht për komunitetin shqiptar në Gjermani, veçanërisht kur bëhet fjalë për të dhënat statistikore mbi kriminalitetin. Ai nënvizoi se nuk ka probleme me personat që kanë ardhur nga Shqipëria.

“Nuk kemi probleme me njerëzit që kanë ardhur nga Shqipëria. Numrin më të madh të emigrantëve e kanë Siria dhe vendet afrikane, jo Shqipëria”, deklaroi ai.

Deputeti sqaroi se vlerësimi i tij pozitiv për Shqipërinë ishte personal dhe se nuk mund të fliste domosdoshmërisht në emër të gjithë partisë. “Mund të them gjëra pozitive dhe në këtë rast po flas për veten time. Për Shqipërinë kemi një opinion pozitiv”, u shpreh Tobias Teich.


Shtuar 13.09.2026 23:48

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetjojobet güncel girişJojobetJojobetjojobetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahisCasino welcome bonus