Pochettino dhe ndeshja kundër Realit: Ata janë mësuar të fitojnë në Champions League

Paris Saint-Germain është padyshim një nga klubet më të pakënaqur për përsëritjen e shortit të Champions League pas kaosit të djeshëm në Nyon, i cili mes shkurtit dhe marsit do të duhet të përballet me Real Madridin, pas anulimit të çiftit me Manchester United nga Rangnick.

Për mikrofonat e kanalit zyrtar të klubit, Mauricio Pochettino është shprehur kështu:

“Do të jetë një përballje e dyfishtë shumë e vështirë, sepse Reali ka një trajner të madh dhe lojtarë të mëdhenj. Ata janë mësuar të fitojnë në Champions League, kanë shumë. Përvoja, prandaj do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Do të luhet në shkurt, gjendja aktuale e formës nuk ka rëndësi e rëndësishme është të arrish atje në kushtet më të mira. Fati në këtë kuptim është i rëndësishëm, çdo dëmtim mund të ketë një peshë për sa i përket kualifikimit”. /albeu.com/


Shtuar 14.12.2021 20:16