Përse Messi nuk do të marrë pjesë sonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA

Lionel Messi jozyrtarisht është marrë vesh se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve për më të mirët nga FIFA.

Messi është një nga favoritët kryesorë për të fituar çmimin si lojtari më i mirë nga FIFA, ceremoni kjo e cila do të mbahet sot (e hënë) në Londër.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë u nominua për këtë çmim pasi e udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Botës 2022 që u zhvillua në Katar, duke fituar kështu këtë trofe për herë të parë që nga viti 1986.

Messi gjatë këtij rrugëtimi shënoi shtatë gola në po aq ndeshje dhe në fund u zgjodh si lojtari më i mirë i atij kompeticioni.

Ky triumf bëri që Messi të bëhej lojtari i nëntë në histori që fiton Ligën e Kampionëve, Topin e Artë dhe Kupën e Botës.

Sipas një reagimi që bëri gazetari Ariel Senosiain në platformën X (Twitter), Messi ka vendosur të qëndrojë në Amerikë dhe të stërvitet me Inter Miamin, në vend që të udhëtojë në Londër për të marrë çmimin.

Inter Miami pritet që të zhvillojë shtatë ndeshje miqësore gjatë parasezonit, ku gjashtë prej tyre do të luhen në udhëtim./Telegrafi/


Shtuar 15.01.2024 20:03