Organet disiplinore në Federatën Franceze të Futbollit kanë marrë vendim për duelin mes Nice dhe Marseille, që u ndal prej futjes së tifozëve në fushën e blertë.
Përfundimisht është vendosur që ai duel të luhet nga fillimi në fushë neutrale, ndërsa Nice shikon t’i hiqet një pikë nga tabela e klasifikimit. Gjithashtu do të duhet të luajë tre ndeshje pa tifozë.
Dënime ka edhe për dy futbollistë. Dimitri Payet, i cili iu kthye tifozëve dhe gjuajti me shishe, pezullohet një ndeshje. E pëson edhe Alvaro Gonzalez, që dënohet me dy takime.