Përfundojnë Kualifikueset e Botërorit, njihuni me të gjitha rezultatet (VIDEO)

Kualifikueset për Kupën e Botës 2022 vijuan këtë të premte në mbrëmje me disa prej kombëtareve kryesore, të tilla si Hollanda, Kroacia dhe Gjermani.

Panzerat, të mësuar me fitoret, arritën të triumfonin 2-1 me përmbysje kundër Rumanisë.

Gjermanët e nisën keq ndeshjen, pasi e panë veten në disavanttazh, pas golit të shënuar nga Ianis Hagi në minutën e 9-të.Pavarësisht rasteve të krijuar nga panterat, pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Megjithatë, ajo që nuk u arrit në të parën u arritë në pjesën e dytë. Gjermanët arritën të përmbysnin rezultatin, duke dalë fitues nga kjo sfidë, falë golave të shënuar nga Gnarby (52) dhe Muller (81).

Detyrën bën edhe Hollanda (1-0) me Kroacinë (3-0), të cilët fituan respektivisht me Letonin dhe Qipron.

Ndërsa sfida mes Turqisë dhe Norvegjisë, u mbyll në barazim 1-1.

 

Image


Shtuar 8.10.2021 22:50