Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është shumë i irrituar me faktin se klubet më të mira në europë që janë të mbështetura nga sheikët, edhe po t’u ofrosh shuma të mëdha për një lojtar të caktuar, përsëri nuk e shesin.
Real Madrid ka bërë një ofertë prej 200 milionë euro për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, por është refuzuar, pavarësisht faktit se ai ishte vitin e fundit të kontratës.
“Klubet në pronësi të sheikëve nuk i shesin lojtarët e tyre, është një çmenduri. Tani ne ofrojmë 200 milionë euro për një lojtar të vetëm dhe ata nuk e shesin atë. Kur lojtarët mbarojnë kontratën është më mirë”, është shprehur Perez.
Presidenti i “Los Blancos” theksoi kërcënimin e klubeve të mbështetura nga sheikët, si PSG , Manchester City dhe tani Newscastle United që nuk duan t’ju shesin lojtarët, ekipeve të interesuara për shërbimet e futbollistëve të caktuar./h.ll/albeu.com
Real Madrid president Florentino Perez: “The state owned clubs don’t sell their players. It’s a madness. Now we offer €200 million for a single player and they don’t sell him. When players finish their contract it’s better”, he said to @Ramon_AlvarezMM. ⚪️?? #Real #Mbappé pic.twitter.com/fKutOMVxXI
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 16, 2021