Operacioni policor në Montreal përfundon me vdekjen e një oficeri dhe të personit të dyshuar

Një aksion i policisë në lagjen Côte-des-Neiges në Montreal të Kanadasë përfundoi tragjikisht, pasi një oficer policie mbeti i vrarë, ndërsa nga të shtënat e efektivëve humbi jetën edhe personi i dyshuar.

Mediat lokale raportuan se incidenti ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të forcave të rendit, ku situata doli jashtë kontrollit dhe degradoi në shkëmbim zjarri. Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë hollësi të plota për rrethanat që çuan në këtë ngjarje fatale.

Të lidhura

None found

Njerëz që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes përshkruan skena paniku, ndërsa thanë se u dëgjuan dhjetëra të shtëna. Një dëshmitar tregoi se pa të thyheshin xhamat e një ndërtese në katin e gjashtë dhe se numëroi afro 30 të shtëna.

“Dëgjova plumba që kalonin shumë pranë meje. Ishte një situatë e frikshme”, u shpreh dëshmitari për mediat lokale.

Pas ngjarjes, autoritetet shpërndanë një alarm emergjence për banorët e zonës, me njoftimin se i dyshuari ishte i armatosur dhe përbënte rrezik. Banorëve iu bë thirrje të shmangnin zonën deri në përfundimin e operacionit.

Më pas, u bë e ditur se i dyshuari ishte neutralizuar nga policia, por një oficer nuk u mbijetoi plagëve të marra gjatë ndërhyrjes.

Hetimet kanë nisur për të sqaruar plotësisht çfarë ndodhi dhe për të përcaktuar arsyet që sollën përplasjen e armatosur. Për momentin, nuk janë publikuar informacione të tjera për identitetin e viktimave apo motivet e incidentit.


Shtuar 22.06.2026 20:06

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetcasibomcasibomTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet