Messi shkruan histori, ngjitet i vetëm në krye të golashënuesve të Kupës së Botës

Lionel Messi ka vendosur edhe një tjetër gur kilometrik në futbollin botëror, pasi tashmë mban vendin e parë si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupën e Botës.

Futbollisti argjentinas e arriti këtë shifër historike në ndeshjen ndaj Austrisë, kur tundoi rrjetën në minutën e 38-të dhe i dha Argjentinës avantazhin 1–0. Ai regjistroi kështu golin e 17-të të tij në historinë e kompeticionit më të madh të futbollit.

Të lidhura

None found

Falë këtij realizimi, Messi ka kaluar në majën e renditjes së golashënuesve në Botëror, duke lënë pas Miroslav Klosen dhe emra të mëdhenj të këtij sporti, ndërsa njëkohësisht e ka zgjeruar edhe më shumë trashëgiminë e tij në arenën ndërkombëtare.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi ai kishte barazuar rekordin e mëparshëm, ndërsa goli i shënuar kundër Austrisë e vulosi thyerjen e tij dhe hapi një faqe të re në historinë e Kupës së Botës.

Messi dhe Argjentina mbeten ende në garë në këtë turne, me kapitenin e “Albiceleste” që po dëshmon sërish se i përket radhës së lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.


grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet