Mbappe pranon të rinovojë me PSG-në, por ka një kusht që e lidh me Real Madridin

Tani që Europiani i Francës u mbyll te PSG çështja më e nxehtë e verës është Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez mbyll kontratën aktuale me PSG në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi po bën maksimumin për të rinovuar me të, por duket se është çështje shumë e komplikuar.

Gazetar iberike “Marca” bën me dije se Kylian Mbappe i ka bërë me dije presidentit Al-Khelaifi se është i gatshëm të rinovojë, por ka një kusht thuajse të papranueshëm nga klubi.

Sulmuesi kërkon që në kontratën e tij të re të përfshihet një klauzolë, që e lejon të kalojë te Real Madrid.

PSG ka refuzuar dhe kjo është pikërisht arsyeja që ende nuk ka zhvillime pozitive.


Shtuar 5.07.2021 08:44