Mbyllet bashkëpunimi me Partizanin, Altin Bytyçi përshëndet të kuqtë

Altin Bytyçi nuk është më futbollist i Partizanit, pasi mbrojtësi 25-vjeçar dhe klubi kryeqytetas kanë vendosur me marrëveshje të ndërpresin bashkëpunimin.

Edhe pse lojtari kishte në dispozicion mundësinë për të zgjatur kontratën edhe për një sezon tjetër, rinovimi nuk u konkretizua. Kështu, 25-vjeçari mbyll aventurën te të kuqtë pas një sezoni ku regjistroi 2 gola dhe 2 asiste.

Të lidhura

None found

Bytyçi iu bashkua Partianit në gusht të vitit 2023, menjëherë pasi përfundoi eksperiencën e tij me Kukësin. Ndërkohë, njoftimin për largimin nga skuadra e kuqe e ka dhënë vetë futbollisti përmes rrjeteve sociale.

Sot po mbyllet një kapitull shumë i rëndësishëm për mua. Pas tre viteve, ka ardhur momenti të largohem nga ky ekip që për mua ishte më shumë se një klub. Kemi kaluar bashkë ditë të vështira, momente zhgënjimi, por edhe emocione e fitore që nuk do t’i harroj kurrë. Në çdo stërvitje, në çdo ndeshje dhe në çdo sakrificë, kemi qenë gjithmonë ekip dhe familje.

Një falënderim shumë special shkon edhe për tifozët, për Ultras Guerrils, që kanë qenë gjithmonë pranë ekipit në çdo moment, si në ditët më të mira ashtu edhe në ato më të vështira.

Mbështetja dhe dashuria juaj nuk harrohen kurrë. Dua të falënderoj çdo shok skuadre, trajner, staf dhe çdo person që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Largohem me zemër plot emocione, krenar që kam veshur këtë fanellë dhe mirënjohës për çdo kujtim. Partizani do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën time. Ju uroj suksese nga zemra në vazhdim. Faleminderit për gjithçka.


Shtuar 22.06.2026 19:06

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetcasibomcasibomTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş