Pedri me fanellën numër 10 te Spanja, por djaloshi do dëshironte një tjetër numër

Pedri do të veshë fanellën nr.10 nëse starton për Spanjën në ndeshjet e tyre ndërkombëtare kundër Shqipërisë dhe Islandës këtë javë.

Megjithatë, ai thotë se do të kishte zgjedhur fanellën nr.8 për nder të idhullit të tij Andres Iniesta, i cili shënoi golin e fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2010.

“Ata më dhanë një zgjedhje dhe numri 10 është një numër që më pëlqen, i cili është veshur nga lojtarë të rëndësishëm si Cesc Fabregas, i cili është një lojtar spektakolar, dhe unë e zgjodha atë për shkak të kësaj”, tha Pedri.

“Numri që më pëlqen më shumë është Nr.8 sepse Andres Iniesta e ka veshur dhe më ka pëlqyer gjithmonë që nga fëmijëria, por këtu është veshur nga Koke dhe këtë duhet ta respektosh”./ h.ll/albeu.com

Shtuar 24.03.2022 13:30