Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar besimin e klubit për Pirlon pavarësisht rezultateve të dobëta.
Pas eliminimit nga Champions League asnjë zyrtar i “Zonjës së Vjetër” nuk u prenoncua për mediat.
Një humbje turpëruese ishte edhe ajo e djeshmja ndaj Beneventos e vlefshme për javën e 27 të Serie A, por ishte Paratici ai që theu heshtjen.
Fabio Paratici ka folur për mbarëvajtjen e sezonit të Juventusit.
“Kemi një projekt, një program, do shkojë përpara pavarësisht rezultateve”, tha ai.
“Kështu që Pirlo do mbetet në krye edhe në sezonin e ardhshëm”, tha Paratici. /albeu.com/