Paraqitjet në Botëror e rikthejnë Rodrin në planet e Real Madridit

Real Madridi ka vënë sërish në shënjestër mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, pas performancave të tij të spikatura në Kupën e Botës 2026.

Të lidhura

None found

Sergio Valentin raporton se drejtuesit e klubit nga Madridi kanë rishikuar qasjen ndaj përfaqësuesit spanjoll. Në të kaluarën, mosha e tij, karakteristikat në fushë dhe vlera e lartë e kartonit kishin krijuar dyshime, por forma e treguar në Botëror e ka vendosur Rodrin përsëri mes objektivave kryesorë.

Në rikthimin e interesimit për 30-vjeçarin ka ndikuar edhe Jose Mourinho. Trajneri portugez u ka kërkuar drejtuesve madrilenë të sigurojnë një mesfushor me profil të ngjashëm me atë të Rodrit.

Sipas Mourinhos, Real Madridit i nevojitet një lojtar i aftë të diktojë ritmin e ndeshjes dhe të ofrojë më shumë ekuilibër për skuadrën, cilësi që ai mendon se aktualisht mungojnë në repartin e mesfushës.

Edhe vetë Rodri thuhet se është i hapur ndaj mundësisë për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”. Spanjolli ka shfaqur më herët vlerësim për Real Madridin, si edhe ambicien për të veshur fanellën e ekipit madrilen.

Manchester City, në anën tjetër, nuk ka ndërmend të ndahet lehtë nga një prej futbollistëve më të rëndësishëm. Klubi anglez synon të rinovojë marrëveshjen e Rodrit, e cila përfundon verën e ardhshme.

Pas mbylljes së Kupës së Botës, 30-vjeçari pritet të takohet me drejtorin sportiv të Cityt, Hugo Viana, dhe trajnerin Enzo Maresca, për të biseduar lidhur me të ardhmen e tij.

Para këtij takimi, Rodri do të udhëheqë Spanjën me shiritin e kapitenit në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, me synimin që turneun ta përfundojë me një tjetër paraqitje të madhe.//


Shtuar 18.07.2026 19:24

MatbetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio