Nuk mjafton eliminimi nga kupa, Bavarezët humbasin shërbimet e Matthijs de Ligt

Bayern Munich dhe kombëtarja holandeze janë në ankth për mbrojtwsin Matthijs de Ligt. Siç raporton “Bild”, testet, të cilave iu nënshtrua ish-mbrojtësi i Juventusit në orët e fundit kanë nxjerrë në pah një dëmtim të ligamentit të gjurit të djathtë.

Holandezi i lindur në vitin 1999 u dëmtua në ndeshjen e djeshme të “DFB-Pokal” kundër Saarbrucken, skuadër që luan në kategorinë e tretë gjermane, duke u larguar nga fusha tashmë në minutën e 25-të.

Një dëmtim që kërkon të paktën 4 deri në 6 javë për t’u rikuperuar.  Sikurse duket, humbja (dhe eliminimi) i bujshëm i Bayern Munich kundër Saarbrucken, nuk është i vetmi lajm hidhërues për Thomas Tuchel.

Trajneri i bavarezëve ka vënë menjëherë duart në kokë, një shenjë shqetësimi për gjendjen e gjurit të holandezit./albeu.com


Shtuar 2.11.2023 12:54