Nuk ka fitues në derbin e Italisë, Milani dhe Interi ndajnë pikët (VIDEO)

Është mbyllur në barazim 1-1 derbi  i Italisë mes Milanit dhe Interit  në “San Siro” në kuadër të javës së 12 të Serie A.

“Zikaltërit” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11 me turkun Calhanoglu i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Vendasit do të reagonin shpejt dhe do të gjenin golin e barazimit në minutën e 17 nga një goditje standarte e cila ekzekutohet nga Tonali dhe kthehet në gol nga një  prekje e De Vrij.

Në minutën e 27 gjyqtari do të akordonte penalltinë e dytë për miqtë e cila këtë herë meret përsipër nga Lautoro Martinez i cili gabon përballë Tatarusanu-t.

Barazimi 1-1 do të ishte rezultati përfundimtar i 45 minutave të para edhe i gjithë ndeshjes edhe pse pjesa e dytë vazhdoi të dhuronte spektakël, topi nuk përfundoi më në rrjetë.

Me këtë barazim Milani renditet në vendin e dytë, por me pikë të barabarta me Napolin e vendit të parë, 32. Interi në krahun tjetër vazhdon të mbajë vendin e 3 me 25 pikë. r.t/albeu.com


Shtuar 7.11.2021 22:40