Kapital i “frikshëm” për të shpenzuar në merkato, Conte “fërkon” duart

Brënda këtyre orëve pritet që Conte të zyrtarizohet si tranjeri i ri i Tottenham.

Rikujtojmë se klubi anglez e ka kërkuar dhe më para italianin por përgjigja e tij ka qënë jo e prerë. Kohët ndryshojnë dhe Conte këtë herë ka pranuar të ulet në stolin e klubit anglez.

Nëpër media kanë dalë në dukje emrat që Conte i kërkon të transferohen tek ekipi i tij i ri, por për ta bërë më të lehtë këtë gjë, “The Sun” ka zbuluar shifrën të cilën Tottenham ja jep në dispozicion teknikut italian për të shpenzuar në merkato.

Bëhet fjalë për 180 milion euro në duart e Conte-s për të transferuar kë të dëshirojë ai. Por me shumë ngjasa kjo shumë mund të rritet akoma pasi jo të gjithë lojtarët e Tottenham janë në planet e tij./H.LL/albeu.com


Shtuar 2.11.2021 12:03