Sioni po kryeson aktualisht 3-0 në transfertën kundër Vaduzit, takim që i përket javës së 13-të të kampionatit zviceran. Mes protagonistëve kryesorë është Rilind Nivokazi, i cili po vazhdon paraqitjet e shkëlqyera.
Sulmuesit i mjaftuan vetëm katër minuta për të shënuar dy herë: fillimisht e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 11-të, ndërsa realizimin tjetër e shënoi në të 15-tën.
Të lidhura
None found
Në golin e tij të parë dha kontribut edhe Donat Rrudhani, që shërbeu pasimin vendimtar dhe ndihmoi skuadrën udhëtuese të kalonte në avantazh.
Falë kësaj dopiete, numri i golave të Nivokazit në kampionatin zviceran ka shkuar në pesë, një tjetër dëshmi e formës së tij shumë të mirë gjatë këtij sezoni.
Në radhët e Vaduzit, Lutfi Dalipi e ka nisur takimin si titullar. Pak ditë më parë, ai hodhi poshtë mundësinë për të luajtur për Zvicrën.
Vendimin për përfaqësuesen që do të mbrojë pritet ta marrë në të ardhmen, duke zgjedhur mes Kosovës dhe Shqipërisë.






