Neville pas humbjes së Man Utd: Kam 42 vjet që e ndjek, kurrë nuk jam ndjerë kështu

Ditën e djeshme Brentford fitoi me rezultatin 4-0 përballë Manchester United.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi në fillim të kampionatit për United dhe nuk kishte ndodhur për shumë vite. Situata nuk është mirë te klubi anglez, ku madje Neville e ka komentuar këtë gjë.

“Kam 42 vite që e shikoj Manchesterin dhe nuk jam ndjerë asënjëherë kaq keq, nuk kam parë asnjëherë një ndeshje kaq të keqe më parë”, u shpreh Gary Neville, ish-mbrojtësi i Manchester United./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.08.2022 15:38