Nemanja Matic është gati për Romën.
Mesfushori serb, nënshkrimi i dytë i Romës pas portierit Svilar, zbarkoi ditën e djeshme rreth orës 10 të mëngjesit në kryeqytet ku kreu ekzaminimet mjekësore në Villa Stuart dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë vjetore me vlerë 3,5 milionë euro me opsionin e zgjatjes edhe për një sezon tjetër.
“Jam shumë i lumtur”, ishin fjalët e Matic./ h.ll/albeu.com