Shpërthimi në pikën e karburantit në Brryl, shoqërohen 4 persona, përfshirë administratorin dhe drejtuesin teknik

Policia ka shoqëruar katër persona në kuadër të hetimeve për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi mëngjesin e sotëm në një karburant në zonën e Brrylit, në Tiranë.

Të lidhura

None found

Mes personave të shoqëruar janë drejtuesi i automjetit që po furnizohej me gaz në çastin e shpërthimit, menaxheri, administratori dhe drejtuesi teknik i pikës, raporton gazetarja e Top Cannel, Dorjana Bezat.

Veprimet e policisë synojnë të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe të përcaktojnë përgjegjësitë, pasi shpërthimi plagosi tre punonjës dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Të dhënat paraprake të Policisë bëjnë të dyshohet se incidenti ndodhi teksa një automjet po furnizohej me karburant. Në ambientet e pikës, ndërkohë, dyshohet se kishte pasur rrjedhje gazi.

Tre punonjësit e karburantit që mbetën të dëmtuar janë dërguar në Spitalin Universitar të Traumës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ata ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 9.09.2026 11:49

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escort