Përplasjet para Parlamentit/ Demokratët Evropianë: Reagimi i policisë ndaj protestuesve ishte i ashpër! Nën drejtimin e Ramës, Shqipëria po përballet me një provë të standarteve demokratike

Në një reagim në rrjete sociale, Demokratët Evropianë (PDE/EDP), kanë reaguar në lidhje me përplasjet që u shënuan një ditë më parë mes policisë dhe protestuesve përpara Parlamentit, ndërsa deputetët u rikthyen në seancë pas një muaji pushim.

Ata theksojnë se imazhet që vijnë nga Shqipëria janë shqetësuese dhe se reagimi i policisë ndaj protestuesve ishte i ashpër.

Të lidhura

None found

Sipas Demokratëve Evropianë, njerëz pa uniforma ndërhynë, duke ngritur pikëpyetje nëse ishin oficerë policie apo persona të tjerë.

“Dje, ndërsa protestat në Tiranë hynë në ditën e tyre të 101-të radhazi, imazhet që na arritën u bënë thellësisht shqetësuese. Ndalimet u rritën, reagimi i policisë dukej në mënyrë disproporcionale i ashpër dhe njerëz pa uniforma të dukshme u panë duke ndërhyrë, duke ngritur pyetje serioze nëse ata ishin oficerë policie apo individë që vepronin jashtë çdo zinxhiri të qartë llogaridhënieje.

Kjo vjen pas bllokimit dhe kufizimit të llogarive të mediave sociale të lidhura me protestat javën e kaluar, një shqetësim i mëtejshëm për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion”, theksojnë ata.

Më pas, ata drejtojnë gishtin nga kryeministri Edi Rama, për të cilin thonë se teksa është në krye, vendi po përballet me një provë serioze të standardeve të saj demokratike në një kohë kur synon edhe anëtarësimin në BE.

“Nën udhëheqjen e Edi Ramës, Shqipëria po përballet me një provë serioze të standardeve të saj demokratike. Një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet të forcojë sundimin e ligjit, të mbrojë liritë themelore dhe të garantojë të drejtën për të mos u pajtuar, për të protestuar dhe për të folur lirisht.”, theksojnë Demokratët Evropianë”, shtojne ata.

 


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet