Qorrolli kërkon masa ndaj Simiqit pas kandidaturës së tij “në emër të popullit serb

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, e ka kundërshtuar kandidaturën e Igor Simiqit për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar se ajo mbështetet në një premisë antikushtetuese.

Të lidhura

None found

Reagimi i tij lidhet me deklaratën e Simiqit se kandidatura po paraqitet “në emër të popullit serb”. Sipas Qorrollit, Kushtetuta e Kosovës njeh komunitetin joshumicë serb, por jo një kategori institucionale të emërtuar “populli serb”.

Qorrolli ka kërkuar gjithashtu që deputeti serb Igor Simiq të sanksionohet nga autoritetet kompetente, pasi propozoi nënkryetarin e Kuvendit në emër të “popullit serb”, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

KANDIDATURË E MBËSHTETUR NË NJË PREMISË ANTIKUSHTETUESE!

Gjatë prezantimit të kandidaturës së tij për nënkryetar të Kuvendit, Igor Simiq deklaroi se ajo ishte „u ime srpskog naroda,” ose, në shqip, në emër të popullit serb.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk njeh “popullin serb” si kategori institucionale që mund të jetë bartëse e një mandati kushtetues. Ajo njeh komunitetet që u përkasin komuniteteve joshumicë, ndërsa përfaqësimi institucional i tyre bazohet në të drejtat e komuniteteve dhe jo në pretendimin për një mandat të veçantë në emër të një “populli”.

Për rrjedhojë, askush nuk mund ta zëvendësojë kategorinë kushtetuese të komunitetit joshumicë serb me një kategori tjetër që nuk njihet nga Kushtetuta, siç është “populli serb”, dhe mbi këtë bazë të kërkojë një të drejtë ekskluzive për një pozitë kushtetuese.

Ky parim është drejtpërdrejt i rëndësishëm edhe për kandidaturën për nënkryetar të Kuvendit.

Kushtetuta nuk i jep asnjë subjekti politik monopol mbi ulësen e rezervuar për përfaqësuesin e komunitetit joshumicë serb. Ajo kërkon përfaqësimin e komunitetit përkatës dhe jo marrjen e tij në pronësi politike.

Kushtetuta nuk e lejon një qasje të tillë.

Në Republikën e Kosovës, Kushtetuta nuk mund të interpretohet sipas pretendimeve të Beogradit, interesave të Listës Serbe apo narrativave të tjera. Kushtetuta duhet të zbatohet.


Shtuar 9.09.2026 12:26

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet