Në pritje të Xavi-t, Barcelona zyrtarizon trajnerin e përkohshëm

Ashtu siç ishte raportuar më parë, Sergi Barjuan që ishte trajner i ekipit B, do të jetë përkohësisht në krye të Barcelonës.

Katalanas pak minuta më parë përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se deri në gjetjen e pasuesit të Koeman, franat e skuadrës do t’i ketë Barjuan.

“Barcelona bën me dije se Sergi Barjuan, trajneri aktual i Barçës B, do të marrë provizorisht drejtimin teknik të ekipit të parë. Pozicioni i përkohshëm në stolin e ekipit të parë do të mbyllet sapo klubi të mbyllë punësimin e një trajneri të ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman”, shkruhet në komunikatë.

Xavi do tw jetw pasuesi i Koeman, pasi spanjolli ka arritur një marrëveshje me klubin, por procedurat për ndërprerjen e kontratës me Al Sadd po shtyjnë zyrtarizimin. /albeu.com

 


Shtuar 28.10.2021 14:07